Këtë të premte, selektori i Spanjës, Luis De La Fuente do të emërojë listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kombeve ndaj Holandës.
“Stuhia e Kuqe” është favorite për të ta mbrojtur titullin e fituar në vitin 2023, por lista do të jetë më ndryshe se ajo e EURO 2024.
De La Fuente është pa Dani Carvajalin dhe Rodrin që kanë lëndime të rënda, derisa do të jetë edhe pa Vivian që së fundmi pësoi një lëndim po ashtu.
Shkaku i lëndimit do të mungojë edhe Aymeric Laporte.
Dy qendërmbrojtësit, Robin Le Normand dhe Aitor Paredes nuk po gëzojnë një formë të mirë koëve të fundit.
Kështu, duket se do të lirohet rruga për mbrojtësin e Bournemouthit, Dean Huijsen dhe atë të Real Madridit, Raul Asencio, derisa Pau Cubarsi i Barcelonës do të ftohet pa diskutim.
Një tjetër lojtar në formë është Isco, i cili është lojtari kyç i Betisit për momentin.
Por, sipas “Relevo”, selektori i Spanjës nuk e llogarit fare për ta ftuar, me De La Fuenten që dëshiron lojtarë të rinj në mesfushë.