Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka njoftuar se i ka kërkuar zëvendëskryeministres së parë, Yulia Svyrydenko, që të marrë postin e kryeministres së re të vendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelenskyy e ka përshkruar këtë hap si pjesë të një “transformimi të degës ekzekutive” duke thënë se shpreson që emërimi i saj të “rigjallërojë ndjeshëm punën” e qeverisë.
Tutje Zelenskyy ka thënë: “Duhet të zbatojmë me shpejtësi gjithçka që mund të forcojë qëndrueshmërinë e shtetit dhe shoqërisë sonë. Diskutuam gjithashtu masa konkrete për të rritur potencialin ekonomik të Ukrainës, për të zgjeruar programet mbështetëse për qytetarët ukrainas dhe për të rritur prodhimin vendas të armëve.”
Nëse konfirmohet emërimi i Svyrydenko, ajo do të zëvendësojë Denys Shmyhal, i cili ka mbajtur postin e kryeministrit që nga viti 2020.