Sulmuesi i Zvicrës, Dan Ndoye, në një intervistë ekskluzive për Klan Kosovën ka folur përpara takimit hapës të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror që Zvicra do ta luajë kundër Kosovës.
Ndoye tha se janë gati dhe se e dinë që nesër do të jetë një ndeshje e rëndësishme “kundër një ekipi të madh si Kosova”.
“E dimë që Kosova do të ketë shumë tifozë këtu, por ne jemi gati për gjithçka. Mendoj se e kemi kualitetin për ta fituar këtë ndeshje. Do të jetë ndeshje shumë e vështirë, por duhet të jemi të fokusuar dhe të mos lejojmë Kosovën ta bëjë lojën e saj. Sot do të vazhdojmë përgatitjet për fitore”, tha Ndoye për Klan Kosovës.
I pyetur se ku i sheh pikat më të forta të Kosovës, Ndoye tha se “Dardanët” janë shumë të fortë si grup, të cilët mbrohen mirë bashkë, kundërsulmojnë me shumë futbollistë dhe janë të rrezikshëm në atë zonë.
“Ne duhet të jemi ata që e imponojmë lojën, sepse nëse e lejojmë Kosovën ta mbajë topin do të jetë ndeshje shumë e vështirë për ne dhe këtë duhet ta bëjmë në mënyrën më të mirë”, tha ai.
Sulmuesi zviceran pati fjalë të mëdha edhe për disa nga lojtarët e Kosovës, si për Zhegrovën dhe Shaipin.
“Kam luajtur me Zhegrovën këtu në Basel, ai mungon por është një nga lojtarët më të mëdhenj. Në mbrojtje po ashtu keni lojtarë shumë të mirë. Në përgjithësi mendoj se keni lojtarë kualitativ. Kam luajtur me Shaipin. Duhet t’i reduktojmë në maksimum mundësitë e Kosovës”, u shpreh Ndoye