Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Ramë Buja, tha në Pressing në T7 se qeveria aktuale dhe ato të kaluarat do të duhej që të kujdeseshin për “ata që e bënë lirinë dhe shtetin”.
Rama deklaroi se ish-ushtarët që kanë marrë plagë do të duhej të kishin jetë të pa-trazuar.
“Po të ishte kjo qeveri që iku e kujdesshme për luftën do të kishte pasur kujdes për ata që e bënë luftën, ata që janë gjallë e që edhe ata janë burra të mirë si ata që kanë shku. E rastësisht kanë shpëtu dhe janë duar e këmbë të sakatosura e kanë nevojë për përkujdesje qeveritare që s’ka ndodhur kjo është shqetësuese…Të pritet përvjetori që të fliten disa fjalë të bukura si sot, por thonë nga e thëna në të bërë edhe në mes një det i tërë. Nëse dikush është dashur të gëzojë përkujdesjen jo vetëm të kësaj por secilës qeveri është dashur ata që e bënë lirinë dhe shtetin”, tha Rama.
Ai tha se bashkëluftëtarët e tij ndoshta s’dinë të rendisin fjalët, por i kanë rendisur plumbat.
“Shumica s’dinë të rendisin mirë fjalët, por kanë ditur të rëndisin fort mirë plumbat para armikut dhe i kanë përjetuar ato plagë që kanë marrë dhe do duhej që ata së paku ta kenë një jetë të qetë të pa-trazuar, por nuk i kanë”, tha Rama.
“Më shqetëson ajo që bashkëluftëtarët që kemi vdekur bashkë por s’na ka vra Zoti i shoh në pozcion me mbledhë kanaçe larg asaj që ka raste, kjo më tmerron, por e kam një bindje që ajo gjeneratë të nipit tim që e përmenda që e kanë atë përkushtimin për UÇK-në dhe lirinë do ta gëzojnë e transformojnë atë që duhet realizuar”, shtoi ai.