Zv/kryeministrja në detyrë, Emilija Rexhepi, ka thënë se kandidati për kryeparlamentar duhet të jetë nga VV-ja.
‘’Unë e di që kandidati është VV Albulena, por nuk e di se çfarë thuhet dhe kush e thotë, nuk kam informacion’’ tha ajo.
‘’Kjo është një histori tjetër, mendoj se VV-ja si partia më e fortë politike në parlament me 48 deputetë ka të drejtë të propozojë njeriun e vet’’ u shpreh ajo.
Megjithatë, e pyetur nëse do ta votonin Limajn, ajo theksoi se mund ta propozojë dikënd edhe grupi multietnik.
‘’Nuk e di, do të shohim. Ne si grup multietnik prej 8 deputetësh që mbështesim qeverinë e Albin Kurtit, ndoshta mund të japim edhe propozimin tonë. Tani për tani votojmë për Albulenën, ajo është e vetmja kandidate’’ deklaroi ajo për Frontonline.