Mes tjerash, Kurti deklaroi se bashkëshortja e Walkerit ishte duke u trajtuar në Emergjencën e Vitisë, duke aluduar se ajo mund të ketë pësuar edhe arrest kardiak.
“Me këtë rast i bashkëngjitem urimeve për shëndetin e gruas së tij, e cila për shkak të një problemi shëndetësor, ndoshta edhe arrest kardiak, është duke u trajtuar në emergjencë në komunën e Vitisë dhe shpresojmë në rikuperim të plotë dhe të shpejtë të saj”, ka deklaruar Kurti në fjalën e tij.
Lidhur me këtë çështje, gazetari Bujar Vitija ka njoftuar drejtoresha e këtij institucioni, Vjollca Kadolli, e cila ka sqaruar se bashkëshortja e ish-ambasadorit është në gjendje stabile dhe nuk ka pësuar arrest kardiak.
:Bashkeshortja e William Walker nuk ka pasur arrest kardiak. Eshte trajtuar nga mjeket e QKMF-se ne Viti dhe ka rezultuar vetem me hipertension. Ne nje bisede me drejtoreshen e QKMF-se Dr. Vjollca Kadolli, me ka konfirmuar se pacientja pas trajtimit eshte liruar per ne shtepi ne gjendje te mire shendetesore”, ka shkruar Vitija.






