Zyrtari i lartë i Nismës, Zafir Berisha, ka reaguar pas intervistës se zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, për gazetën serbe “Danas”.
Në këtë intervistë Bislimi e ka pranuar se mungesa e njohës formale në Marrëveshjen e Ohrit ka qenë një lëshim.
Kjo e ka nervozuar Berishën, i cili ka thënë se Bislimi është një rrugaç i Qeverisë.
“Rrugaqi i qeverisë, Besnik Bislimi për Marrëveshjen Bazike me Serbinë paska thënë: E kuptojmë që njohja formale s’është aty, ky është lëshim i madh i Kosovës! E kush e paska bë këtë lëshim të madhe në dëm të Kosovës, a bën me tregu ky ose ndonjëri nga trushpërlarët e tyre, që ju shkojnë mbrapa këtyre, si delet pas bariut? Dëmin që po ja bëjn Kosovës regjimi aktual, e që po e pranojnë edhe vetë, do ta vuajnë shumë gjenerata, po jo edhe “gërnaqat” e Valon Sylës që hanë… çdo ditë!”, ka shkruar Berisha.
https://m.facebook.com/zafir.berisha/posts/7456892287674218?ref=embed_post&wtsid=rdr_0Ttw5nol4zCvzFIb6