Home Rozë “Ndonjëherë rrezikoj që të…”, tifozja e Arselanit që shkon në stadium pa rroba, vetëm e… (Foto)

“Ndonjëherë rrezikoj që të…”, tifozja e Arselanit që shkon në stadium pa rroba, vetëm e… (Foto)

0

Një tifozë e Arsenalit, e cila nuk vesh asgjë por vetëm lyen trupin me bojë kur shkon të shohë ndeshjet, ka zbuluar se si është frikësuar nga më e keqja pasi boja filloi të binte.

Është fjala për modelen e faqeve për të rritur, Arabella Mia. Ajo tha për podkastin e Adam22 dhe Lena the Plug, se fama e saj nisi teksa po postonte video në “TikTok”.

“Postoja video në TikTok çdo ditë. Më pas fillova të bëja përmbajtje të edukimit seksual dhe kjo mori vërtetë shumë hov”, tha ajo.

Mia tregoi më pas se tifozët e Arsenalit kishin vënë re se ajo mbante gjithmonë një varëse për këtë ekip, e kjo e ndihmoi atë që të fitonte një audiencë krejtësisht të re.

E reja ka zbuluar më pas se fitoi akoma më shumë famë pasi nisi që të shikonte ndeshjet e Arsenalit nga stadiumi, ku shkonte e veshur me fanellën e skuadrës.​

“Unë fillova të shkoj në stadium për të parë ndeshjet e Arsenalit. Lyeja veten me bojë duke bërë fanellën e skuadrës. Më pas shkoja dhe bisedoja me shumë njerëz”, ka shtuar Arabella, e cila ka pranuar se ekziston gjithmonë rreziku që boja e trupit të bie.

“Ti je në thelb lakuriq. Gjatë verës mund të djersitni dhe mund të fillojë të bie. Por në pjesën më të madhe qëndron. E kam bërë edhe në shi dhe nuk ka rënë”, ka shpjeguar Mia për fansat e saj.

Arabella gjithashtu iu kundërpërgjigj supozimit se gratë nuk mund të jenë tifoze të vërteta të futbollit.

“Shumë njerëz më thonë ‘ti je një vajzë që nuk e ke idenë se për çfarë po flet’. Por kur shohin një intervistë timen, kuptojnë se e kanë gabim”, ka thënë modelja e faqeve për të rritur.

Exit mobile version