Home Lajme Ndodhi edhe kjo: Abrashi i VV-së tërthorazi akuzon ambasadorin Hovenier për ndërhyrje në rastin Devolli

Ndodhi edhe kjo: Abrashi i VV-së tërthorazi akuzon ambasadorin Hovenier për ndërhyrje në rastin Devolli

0
Ndodhi edhe kjo: Abrashi i VV-së tërthorazi akuzon ambasadorin Hovenier për ndërhyrje në rastin Devolli

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka reaguar pasi Gjykata Komerciale morri vendim në favor të Devollit në rastin e Telekomit.

Për këtë, madje ai pretenduar se ndikim në ketë vendim mund të ketë pasur vizita e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, tee kompania Devolli.

Në llogarinë e tij në Facebook, Abrashi bëri dy pyetje, sipas tij që janë thelbësore për këtë rast:

– Si është e mundur që pas vizitës së ambasadorit Hovenier te Devolli, Gjykata Komerciale merr vendim në favor të tyre? Mos ra në lajthitje gjykatësi nga kjo vizitë dhe iu “zbeh”paanshmëria?

– Mbase është mirë ta dimë se a është ftuar ambasadori në takim nga Devolli, apo vet ky e ka kërkuar takimin?, pyeti deputeti i VV-së.

Statusi i plotë:

Sot, Gjykata Komerciale paska marrë vendim në favor të Devollit në rastin e Telekomit. Janë dy pyetje thelbësore që mund të shtrohen rreth këtij vendimi:

– Si është e mundur që pas vizitës së ambasadorit Hovenier te Devolli, Gjykata Komerciale merr vendim në favor të tyre? Mos ra në lajthitje gjykatësi nga kjo vizitë dhe iu “zbeh”paanshmëria?

– Mbase është mirë ta dimë se a është ftuar ambasadori në takim nga Devolli, apo vet ky e ka kërkuar takimin?

 

Exit mobile version