Babai i Salih Mustafës, Jahja Mustafa, ka vdekur mëngjesin e ditës së sotme.
I ndjeri, qe një kohë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Për këtë, edhe Salih Mustafa, kishte bërë kërkesë që t’i lejohej një vizitë, megjithatë, u raportua se Gjykata Speciale ia kishte refuzuar një gjë të tillë.
Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati ka thënë se Mustafës nuk iu lejua ta vizitojë babain e tij, përkundër se ai ishte në gjendje kritike për jetën.
“Lajmi për vdekjen e Bacës Jahja Mustafa na preku thellë. Dhimbja bëhet edhe më e rëndë kur djali i tij, shoku dhe bashkëluftëtari ynë, po mbahet padrejtësisht nga Gjykata Speciale dhe nuk iu lejua mundësia ta vizitonte babain në momentet e fundit të jetës.
Ngushëllime të thella për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur Bacën Jahja”, ka shkruar ai.






