Një person ka njoftuar policinë se në banesën e tij në Gjilan, i është vjedhur arma me shtatë fishekë. Ai dyshon se veprën e ka kryer nipi i tij– i mitur.
Pas hetimeve të zhvilluara është kuptuar se i dyshuari pistoletën e kishte shitur.
Gjatë kontrollit në oborrin e blerësit janë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e pistoletës dhe 3 gëzhoja të pistoletës që dyshohet se janë shkrepur si provë gjatë ndërrimit-shitjes së pistoletave.
Policia ka njoftuar se blerësi e ka dorëzuar armën me 4 fishekë ndërsa në pranga kanë përfunduar gjithsejtë tre persona në lidhje me rastin.