13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Ndodh mrekullia për 19-vjeçaren, mjekët i shpëtojnë jetën, vajza bëhet me zemër dhe mushkëri të “reja”

- Advertisement -

Një 19-vjeçare ka shpëtuar për mrekulli në Bari të Italisë, pasi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale tepër të vështirë. E reja i është nënshtruar transplantit të zemrës dhe mushkërive në spitalin Molinette në Torino.

Operacione  janë cilësuar nga ekspertët si të “jashtëzakonshme”. Sipas medieve italiane e reja vuante nga një sëmundje shumë e rrallë, hipertensionin primar pulmonare, e cila i shkaktonte mosfunksionim njëkohësisht të muskujve të zemrës dhe mushkërive.

Kur mjekët diagnostikuan sëmundjen e të resë ata i thanë se e vetmja shpresë që ajo të mbijetonte ishte transplanti i zemrës dhe mushkërive.

19-vjeçarja dhe të afërmit e saj jetuan ditë dhe javë agonie deri sa u gjetën organet për të renë. Ndonëse operacione të komplikuara, transplantet u kryen me sukses.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit