5.6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Ndërron jetë në moshën 33-vjeçare trajneri kosovar i basketbollit, Illmen Bajra

- Advertisement -

Ka vdekur të mërkurën trajneri 33-vjeçar i disa skuadrave të basketbollit kosovar, Illmen Bajra.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar njëri nga klubet në të cilin punoi, KB Prizreni.

“Klubi basketbollistik Proton Cable Prizreni shpreh ngushellimet më të sinqerta familjes Bajra dhe gjithë komunitetit të basketbollit. Ikja e hershëm në amshim është një humbje e madhe për ne dhe basketbollin. Trajneri Bajra me sukses drejtoi skuadrën e Bashkimit , ishte pjesë e përfaqësueses njëherit edhe gjysë sezone ishte në stafin e trajnerëve edhe te skuadra jonë. Thellësisht të pikëlluar do e kujtojm Illmenin si shembull i punës, pozitiviteti e një miku që gjithmonë do jetë në zemrat tona”, ka shkruar KB Prizreni në Facebook.

Bajra kishte punuar si ndihmës te KB Prizreni e KB Prishtina. Ndërsa si trajner kishte udhëhequr Bashkimin dhe Rahovecin. Në rolin e trajnerit, suksesin më të madh e arriti në vitin 2018, kur fitoi titullin kampion me skuadrën e femrave të Bashkimit. Ishte trajner edhe te gjeneratat e reja të Përfaqësueses së Kosovës.

Bajra aktualisht punonte në Gjermani, ku tash e dy sezone udhëhiqte skuadrën e Bad Homburgut.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit