Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka qenë prirës i Paradës së Krenarisë, e cila u mbajt në Prishtinë në përkrahje të komunitetit LGBTQI+.
Edhe nga vendi i ngjarjes e më pas edhe në Facebook, Kurti ka thënë se njerëzit duhet t’i pranojmë, respektojmë dhe duam ashtu qysh janë.
Ai gjithashtu ka thënë se janë të papranueshme kërcënimet dhe abuzimet që i përjetojnë pjesëtarët e komunitetit LGBTQI+.
Mirëpo, me sa duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer ndjekësve të kryeministrit Kurti.
Vetëm në postimin e tij në Facebook, Kurti ka marrë shumë reagime negative, ku qytetarët e kanë shprehur me nervozë.
Ndjekësi i janë kthyer shumë ashpër Kurtit edhe me komente, duke i thënë “Qita kryeministër je tu gabu që po i përkrah, se këta s’na vyn sen”, “Poshtë ke ra baci Albin, po t’kallxoj”, “ Kem pas respekt të madh për ty Albin Kurti, po prej sot filloi mbarimi jot. Turp”.