Sandra Bullock ka përsëritur se do të bëjë një pushim nga aktrimi gjatë një interviste që dha për The Hollywood Reporter që u publikua javën e kaluar. Aktorja 57 vjeçare tha se mezi priste që të kishte një orar më pak të ngjeshur në të ardhmen e afërt.
Aktorja njoftoi më parë se do të largohej përkohësisht nga aktrimi gjatë një interviste për Entertainment Tonight që u publikua marsin e kaluar. “Nuk dua të jem e përkushtuar ndaj orarit të askujt tjetër përveç timit. Jam shumë e lodhur dhe nuk jam e aftë të marr vendime të shëndetshme.
Puna ka qenë gjithmonë e qëndrueshme për mua dhe kam qenë shumë me fat. Kuptova se ndoshta po bëhej paterica ime. Ishte si të hapje një frigorifer gjatë gjithë kohës dhe të kërkoje diçka që nuk ishte kurrë në frigorifer. Thashë me vete: Mos e kërko më këtu se këtu nuk ekziston.“, tha ajo.