11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Ndikimi serb në Mal të Zi, rrezik për përshkallëzim të situatës në Ballkan

- Advertisement -

Shqetësimet e përsëritura kohëve të fundit nga ekspertë të sigurisë të Ballkanit Perëndimor, për një tentativë për përshkallëzim të situatës në këtë pjesë të Evropës, po shihen serioze edhe në Kosovë.

Sikurse ata, edhe ekspertët e sigurisë në Kosovë, po e theksojnë faktin që ndryshimet politike në Mal të Zi, mund ta përshkallëzojnë situatën në shtetin fqinj.

E gjithë kjo, sipas Drizan Shalës është skenar i Rusisë, meqë sipas tij tentativa për konflikt në veri të Kosovës u dështoi.

Se Mali i Zi mund të jetë vatra e radhës e zjarrit në Ballkan, po e thotë edhe eksperti tjetër, Bedri Elezi.

Kjo për shkak të kombësive të shumta që jetojnë atje.

Veçse ky po thekson se tashmë monitorimi i sigurisë në Ballkan është më i madh nga NATO.

Fitorja e Millojko Spajiç në zgjedhjet e fundit në Mal të Zi, ka ngjallur shqetësime nga vendet fqinje.

Kjo për shkak të ndikimit që ka Serbia, e veçanërisht Aleksandar Vuciq në shefin e ri të qeverisë malazeze.

Derisa, planet serbe për destabilizim të Ballkanit janë shtuar muajve të fundit.

Një tentativë e tillë ishte edhe 24 shtatori në Banjskë të Zvecanit, por që qëllimi i tyre nuk u arrit, falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve elitare të Policisë së Kosovës.

Kronika e realizuar nga gazetari Arton Rama

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit