Instituti GAP ka përllogaritur se sa mund të ndikohet buxheti vjetor i komunave si rezultat i ndryshimit të popullsisë, bazuar në rezultatet e Regjistrimit të Popullsisë 2024 të publikuar.a nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Mbi 40% e buxhetit vjetor të komunave vjen nga Granti i Përgjithshëm (niveli qendror). Se sa pranon secila komunë nga ky grant varet në masën më të madhe (89%) nga numri i popullsisë së komunës”, vlerëson GAP-i.
GAP ka llogaritur se miliona euro do t’i humbin 20 komuna të Kosovës, ndërsa 13 komuna do të marrin miliona euro më shumë.
Sipas GAP-it, më së shumti humb Prizreni e më së shumti fiton Prishtina.
Më poshtë, Instituti GAP ka përllogaritur se sa mund të ndikohet buxheti vjetor: