Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor i pret një mal me probleme për t’i zgjidhur para se ta kalojnë pragun për të hyrë në BE.
Njëri ndër problemet më të mëdha në këto vende është menaxhimi i të drejtave të pakicave, për çka shpeshherë e ekspozon rajonin ndaj tensioneve ndëretnike.
Profesori universitar, Seb Bytyçi thotë se këto situata në Ballkan shkaktohen për shkak të faktorëve ekonomik.
Ndërsa njohësi i çështjeve politike Melazim Koci thotë se të gjitha tensionet ndëretnike në Ballkan vijnë për shkak të Serbisë.
Ndër më të theksuarat në këto raporte janë ato mes Kosovës dhe Serbisë, që po tentohet të normalizohen përmes dialogut të Brukselit.