15.1 C
New York
Monday, March 9, 2026

Buy now

“Ndihem vetëm! Kanë kaluar 13 vjet dhe akoma ndihem vetëm”, përlotet Anita Haradinaj

- Advertisement -

Anita tregoi se gjatë jetës ka përjetuar shumë sfida dhe periudha të vështira, përfshirë edhe kohën kur Ramush Haradinaj ndodhej në Gjykata Speciale për ish-Jugosllavinë në Hagë, por asnjë humbje nuk ka qenë më e rëndë për të sesa largimi nga jeta i nënës.

“Kur e kam humbur mamin, aty kam mbetur shumë vetëm. Shumë vetëm. Ajo ka qenë më e vështira. Kanë kaluar 13 vite dhe prapë ndihem vetëm”, tha ajo me emocione gjatë bisedës.

Anita Haradinaj tregoi se mungesa e nënës e prek edhe në momentet më të zakonshme të jetës, sidomos kur sheh njerëzit e afërt që ende kanë mundësinë të kalojnë kohë me prindërit e tyre.

“Kur shoqet e mia shkojnë te mamatë e tyre, u them: hajde kënaqu, shijoje, sepse je me fat që e ke”, rrëfeu ajo.

Të ngjashme

Të fundit