27.9 C
New York
Sunday, October 5, 2025

Buy now

Ndëshkohen tre shoferë për kundërvajtje trafiku në rajonin e Ferizajt

- Advertisement -

 

Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në tri raste të ndara, ka ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj tre shoferëve që kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut.
Kontrollet janë realizuar përmes veturës inteligjente të policisë, e pajisur me radarë të avancuar që monitoron rrugën në 360°, lexon targa dhe regjistron kundërvajtjet në kohë reale.

Rastet e regjistruara:

Rreth orës 17:30, në rrugën Ferizaj–Varosh–Gërlicë, ku kufizimi i shpejtësisë është 60 km/h, shoferët A.T. (20 vjeç) me veturën VW Golf dhe E.Sh. (19 vjeç) me furgonin Mercedes me targa vendore, u ndaluan duke lëvizur me shpejtësi 113 km/h dhe 115 km/h.

Të dy shoferët janë ndëshkuar me nga 300 euro gjobë, 3 pikë negative dhe ndalim të drejtimit për 3 muaj.

Rreth orës 20:00, në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, në fshatin Nikaj, në zonën me kufizim 80 km/h, u ndalua shoferja L.B. (47 vjeçe), e cila po drejtonte veturën Audi Q7 me shpejtësi 153 km/h.

Asaj i është shqiptuar 300 euro gjobë, 3 pikë negative dhe ndalim i drejtimit për 3 muaj.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe shenjat e komunikacionit, duke paralajmëruar se kontrollet me veturën inteligjente do të vazhdojnë me intensitet për të identifikuar shkeljet dhe për të parandaluar aksidentet rrugore.

Të ngjashme

Të fundit