Si pasojë e ndëshkimeve amerikane që nisën qysh nga 26 maji për shkak të instalimit me forcë të tre kryetarëve të rinj në komunat me shumicë serbe, zyrtarë të lartë qeveritarë nuk mund të udhëtojnë për në Shtete të Bashkuara. E pikërisht për këtë arsye Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të merr pjesë vetëm virtualisht.
Ministrat të pesë shteteve tjera të Ballkanin Perëndimor, po marrin pjesë fizikisht në këtë konferencë “Ballkani Perëndimor: Bashkëpunimi Transatlantik dhe Rajonal – Ndërtimi i Aleancave të Forta”.
Siç mund të shihet në agjendën e publikuar, Artane Rizvanolli se do të mund të merr pjesë vetëm nga distanca.
Ndërkaq tema ku Rizvanolli do të mund të kyçet vetëm online do të jetë: Diversifikimi i Energjisë: Drejt Pavarësisë Evropiane të Energjisë Ndërsa tranzicioni energjetik në Ballkanin Perëndimor vazhdon ngadalë, rajoni është goditur nga një krizë energjetike e katërfishtë: luhatjet e energjisë elektrike, sfidat teknike, mungesat e ujit dhe rritja e çmimeve të biomasës. Dekarbonizimi dhe promovimi i energjisë së rinovueshme nën prokurimin konkurrues është alternativa kryesore ekonomikisht e qëndrueshme ndaj një rajoni që i nënshtrohet ndotjes së vazhdueshme dhe varësisë nga qymyri. Cilat janë sfidat imediate dhe si mund të trajtohen ato?