Barcelona e ka shënuar fitoren e pestë radhazi në Ligën e Kampionëve.
Katalonasit mposhtën 2:3 Borussia Dortmundin në “Signal Iduna Park”, në kuadër të javës së gjashtë të fazës së ligës.
Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, kurse e dyta pati me bollëk.
Raphinha kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 53-të të ndeshjes.
Guirassy barazoi shifrat me gol nga penalltia në minutën e 60-të.
Me t’u inkuadruar në lojë, Ferran Torres riktheu epërsinë e Barcelonës me gol në minutën e 75-të, por vetëm tre minuta më vonë, Guuirassy barazoi edhe njëherë shifrat.
Por, në minutën e 85-të, Ferran Torres del sërish në skenë, teksa u asistua nga Yamal për golin e fitores.
Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 15 pikëve në vendin e dytë, tri më pak se Liverpooli.
Në anën tjetër, Dortmundi bie në vendin e nëntë me 12 pikë gjithsej.