Milan nuk ka arritur më shumë se një barazim me Lazion në Serie A.
Kuqezinjtë barazuan 2:2 me ekipin nga kryeqyteti italian, në kuadër të javës së tretë në elitën e futbollit italian.
Të dyja ekipet e patën epërsinë, por që nuk arritën ta ruanin.
Pavlovic kaloi mysafirët në epërsi në minutën e tetë të ndeshjes.
Vendasit u kundërpërgjigjën me dy gola brenda katër minutave 62’ dhe 66’ me Castellanos dhe Dia.
Por, Leao i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 71-të, shënoi vetëm një minutë më pas për të barazuar rezultatin.
Me këtë barazim, Milan tani ka dy pikë pas tri ndeshjeve dhe gjendet në vendin e 14-të.
Në anën tjetër, Lazio është në vendin e tetë me katër pikë.