-4.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Ndeshje e çmendur, City triumfon me përmbysje ndaj Newcastle në dramën e pesë golave

- Advertisement -

Ishte Manchester City që kaloi fillimisht në epërsi, kur në minutën e 26-të Kyle Walker asistoi për Bernardo Silva, që shënoi gol me thembër, për 1:0.

Por vendasit reaguan duke ndalë gëzimin në gjysmë, kur me dy gola të shpejtë e përmbysen rezultatin.

Ishte fillimisht Isak që gjeti golin në minutën e 35-të, duke shënuar gol shumë të bukur për 1:1, i asistuar nga Guimaraes.

Ndërsa gol pothuajse të njëjtë shënoi talenti Gordon, duke çuar skuadrën e tij për herë të parë në epërsi në këtë ndeshje, me rezultatin 2:1, që ishte epilogu i pjesës së parë.

Në 45 minutat e dyta, Manchester City dominoi dhe kërkoi me ngulm të kthente rezultatin, prandaj iu desh ndihma e Kevin de Bruynes, që u paraqit për herë të parë që nga muaji gusht në një ndeshje të Premierligës.

Pesë minuta pasi hyrë në fushë, fantastiku belg shënoi gol të mrekullueshëm për ta barazuar rezultatin në 2:2.

Përmbysjen e parë të rezultati e bëri Newcastle në 45 minutat e para, ndërsa për dramën e vërtetë u kujdes skuadra e Pep Guardiolës.

Ishte Oscar Bobb që përmbysi gjithçka në minutat shtesë, për t’ia dhënë Manchester Cityt pikët e plota në këtë takim, teksa kujtojmë se De Bruyne ishte në rolin e asistuesit.

Me fitoren 3:2 të Manchester Cityt ata kalojnë në vend të dytë, me vetëm dy pikë larg liderit Liverpool. Newcastle në anën tjetër zhytët në vendin e 10-të me 29 pikë të grumbulluara në 21 ndeshje. /Nacionale/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit