19.7 C
New York
Tuesday, May 20, 2025

Buy now

Ndeshja Shqipëri-Serbi, Vuçiq “ultimatum” trajnerit serb: Do të shkosh në Shqipëri për t’i mundur

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ishte në Tiranë katër ditë më parë, ku mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Në një tubim të partisë së tij në Nish, Vuçiç foli sërish për kryeqytetin tonë, por kësaj here ishte për një kërkesë që i bëri trajnerit të kombëtares serbe të futbollit, Dragan Stojkoviç Piksi. Presidenti serb e falenderoi për mbështetjen ndaj tij dhe i tha që kur të shkojnë në Tiranë, duhet “të mposhtin kombëtaren shqiptare”.

“E pashë pak më parë dhe tani e shoh që është këtu, ju lutem duartrokitni fort trajnerin serb Dragan Stojković Piksi , një legjendë e Nishit, i cili nuk u fsheh si shumë të tjerë dhe erdhi të jetë me ne sonte. Në qershor ose korrik luani atje kundër Shqipërisë, për t’i mposhtur ata”, tha presidenti.

Shqipëria dhe Serbia ndodhen në Grupin K të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026 dhe përballja mes dy skuadrave pritet të jetë e tensionuar, ashtu si ndeshja e fundit mes dy kombëtareve në 2016. Ky takim në Air Albania zhvillohet më 7 qershor të vitit 2025 në orën 20:45 dhe do të luhet pa praninë e tifozëve serbë.

Të ngjashme

Të fundit