Real Madrid ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes së kthimit ndaj Manchester City, pasi në listën e lojtarëve që kanë udhëtuar me skuadrën janë edhe Kylian Mbappe, Jude Bellingham dhe Alvaro Carreras.
Të tre futbollistët kishin qenë në dyshim gjatë ditëve të fundit, por në fund janë bashkuar me ekipin për këtë sfidë shumë të rëndësishme evropiane.
Real Madridi e pret këtë ndeshje me një avantazh të madh, pasi e ka fituar 3:0 takimin e parë ndaj Manchester Cityt. Falë këtij rezultati, madrilenët janë shumë pranë kualifikimit në çerekfinale dhe do të kërkojnë ta menaxhojnë epërsinë në ndeshjen e kthimit.
Skuadra spanjolle synon të konfirmojë formën e mirë dhe të sigurojë një vend mes tetë skuadrave më të mira të garës. Prania e Mbappes, Bellinghamit dhe Carrerasit i jep edhe më shumë alternativa trajnerit për këtë përballje vendimtare.






