31.9 C
New York
Friday, June 13, 2025

Buy now

Ndeshja e Yjeve mbyllet baraz, 6:6

- Advertisement -

Sonte u zhvillua një nga ngjarjet më të veçanta futbollistike – “Ndeshja e Yjeve”, një takim bamirësie që mblodhi bashkë figura të njohura nga sporti, politika, muzika dhe aktrimi, në një atmosferë festive dhe argëtuese për nder të 26 vjetorit të çlirimit të Prishtinës.

Dy ekipet u udhëhoqën nga Edon Zhegrova, ylli i Lille-it, dhe Milot Rashica, përfaqësuesi i Kosovës dhe lojtari me karrierë ndërkombëtare me ekipe të ndryshme të njohura evropiane.

Të dy ndanë fushën me bashkëlojtarë e miq nga fusha të ndryshme, duke sjellë një mbrëmje emocionuese për të pranishmit.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 6:6, duke ofruar një lojë spektakolare me shumë gola dhe momente humoristike.

Në pjesën e parë, skuadra e Zhegrovës mori epërsinë me rezultat 3:2, ndërsa në të dytën, ekipi i Rashicës barazoi gjithçka me po aq gola, duke e mbyllur takimin në baraspeshë.

Ky aktivitet nuk ishte vetëm një festë futbolli, por një mesazh solidariteti, duke promovuar vlerat humane dhe duke kontribuar për qëllime bamirësie.

Të ngjashme

Të fundit