“Qytetarët” ishin fantastik në “Etihad Stadium” duke triumfuar me rezultat komod 4:1, për ta vendosur fatin e titullit tani në duart e tyre.
Pas vetëm shtatë minutave lojë, Erling Haaland dhuroi një asistim të bukur të Kevin de Bruyne, i cili me një goditje të saktë kalon Man Cityn në epërsi (7′).
Dominimi i plot i vendasve vazhdoi me norvegjezin që dështoi të shënonte nga afërsia pavarësisht disa rasteve të njëpasnjëshme, me Ramsdale që bëri disa super pritje.
Ishte John Stones që realizoi me kokë pas një harkimi fantastik të De Bruyne për ta dyfishuar epërsinë. Edhe pse goli fillimisht u anulua, VAR-i ndërhyri duke e vlerësuar si të rregullt për t’iu dhënë qetësinë vendasve pas pjesës së parë (45+2′).
Man City vazhdoi edhe më fuqishëm në pjesën e dytë, me Haaland që kishte rast të artë ta shënonte golin e tretë mirëpo dështoi përballë Ramsdale.
Sidoqoftë, qysh në aksion tjetër, norvegjezi dhuroi një tjetër asistim për De Bruyne që realizoi golin e dytë personal duke trefishuar epërsinë e “Qytetarëve” (54′).
E tëra që arriti të bëjë Arsenali ë këtë ndeshje ishte goli i nderit i realizuar nga Rob Holding që shënoi pas një asistimi të Leandro Trossard (86′)
Krejt në fund fitoren e vendasve e vulosi vetë Erling Haaland me një gol nga afërsia pas një asistimi të Phil Fodenit (90+4′).
Me këtë fitore, Man City tani ka në duart titullin pasi renditet e dyta me 73 pikë, dy më pak se Arsenali por dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Në xhiron e radhës, Arsenali do ta pres Chelsean derisa Manchester City do të jetë mysafir i Fulhamit.
Kujtojmë së trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta në të kaluarën ka qenë ndihmës i Pep Guardiolas në City.