8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Ndërtimi i shtëpive në veri, Vokrri: Procesi po realizohet pa asnjë vërejtje, ka pasur të interesuar që të dështojë

- Advertisement -

Zëvendësministri i MAPL-së, Arbër Vokrri, ka bërë të ditur se procesi për ndërtimin e shtëpive në veri është duke u realizuar pa probleme dhe vërejte.

Por, për këtë proces, Vokrri thotë se ka pasur faktorë politikë që kanë qenë të interesuar që procesi të dështojë.

“Thirrja e fundit ka qenë për veri janë akorduar 4 milionë edhe është në proces e sipër. Deri më tash nuk ka pasur asnjë vërejtje e asnjë problem. Ka qindra aplikime, janë kualifikuar një pjesë e tyre. Një pjesë e shtëpive veçse ka filluar të ndërtohet. E di që ka faktorë politikë edhe brenda, por sidomos jashtë Kosovës që janë të interesuar që ky proces të dështojë. Fjala është për ndërtim kryesisht të shtëpive të shqiptarëve, ndonjë shtëpi edhe për bonjak edhe për komunitetet tjera jo serbe në veri”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ai thotë se tashmë shtëpitë e ndërtuara për shqiptarët në veri e “irritojnë” shtetin e Serbisë.

“Ka pasur projekte nga Serbia që ende janë duke vazhduar për ndërtim të shtëpive për kolon serb po në veri iu them ashtu sepse e dimë që kanë ardhë prej viseve tjera të ish-Jugosllavisë për me përfitu banesa, pra objekte banimi aty dhe tani nëse i kemi shtëpi që iu ndërtohen shqiptarëve që janë përzë me dhunë nga ajo pjesë atëherë kjo normal që ‘irriton’ edhe shtetin serb edhe faktori politik apo parapolitik si Millan Radoiçiq”, shtoi ai.

Për procesin e shpronësimeve në veri ka pasur reagime nga QUINT-i duke e cilësuar të ngutshëm, por që Qeveria e Kosovës ka thënë se ky proces është zhvilluar në bazë të ligjeve të Kushtetutës së Kosovës./

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit