Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati ka dalë për të parë nga afër punimet në ndërtimin e Sheshit të Dëshmorëve në këtë komunë.
Përmes një postimi në Facebook, Kastrati ka publikuar edhe disa fotografi derisa shihen punimet atje i cili thekson se punët po ecin si është më së miri.
‘’Falë një pune të madh që po bëhet nga punëkryesi, projekti i Sheshit të Dëshmorëve po realizohet me hapa shumë të shpejt, ku sot është bërë betonimi i pllakës së parkingut nëntokësor, një aset në ndërtim i komunës sonë dhe i shumë pritur nga qytetarët tanë’’, ka shkruar Kastrati.
Postimi i plotë i tij:
Një ëndërr e madhe po bëhet realitet! 👏
Ndërtimi i Sheshit të Dëshmorëve, projekti më i madh në historinë e zhvillimit të Malishevës po ecën si është më së miri. 🚧👷♂️🌳
Falë një pune të madh që po bëhet nga punëkryesi, projekti i Sheshit të Dëshmorëve po realizohet me hapa shumë të shpejt, ku sot është bërë betonimi i pllakës së parkingut🅿️ nëntokësor, një aset në ndërtim i komunës sonë dhe i shumë pritur nga qytetarët tanë.🤝
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=313629804416043&id=100073070773005&mibextid=Nif5oz