24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Ndërtimi i rrugës Prishtinë-Mitrovicë/ Të hënën nënshkruhet marrëveshja e radhës për financim

- Advertisement -

Paraditen e së hënës, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të nënshkruajë marrëveshjen për financimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë.

Marrëveshja do të nënshkruhet mes Ministrisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim.

“Në këtë ceremoni do të jenë pjesëmarrës Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe përfaqësuesit e Fondit Saudit për Zhvillim” thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Nënshkrimi i marrëveshjes vjen pas zhvillimit të punimeve në një pjesë të rrugës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit