-3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Ndërtimi i dy klinikave të reja, Kurti: Qytetarët s’do të kenë nevojë të shkojnë më për shërim jashtë shtetit

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë vizituar punimet në Klinikën Hemato-Onkologjike dhe në Klinikën e Nefrologjisë.

Kurti tha se me këtë projekt qytetarët do të marrin shërbime me standardet më të larta shëndetësore dhe nuk do të kenë nevojë të shkojnë më jashtë vendit për shërimin e këtyre dy sëmundjeve.

Vlera e projektit kap shifrën 4.3 milionë euro, bëri të ditur Kurti.

“Projekt tejet i rëndësishëm ndërtimi i klinikave të Nefrologjisë dhe Hermato-Onkologjisë këtu në QKUK. Ky projekt e ka vlerën totale prej afro 4.3 milionë euro dhe do të ofrojë shërbimet me standardet më të larta shëndetësore për trajtimin e pacientëve me këto dy sëmundje që tash do të fillojnë të trajtohen edhe në Republikën e Kosovës.

E jo më, qytetarët në vend se të shkojnë në spital për shërim, të mendojnë se me cilën aviokompani do të udhëtojnë  jashtë vendit për shërim. Pra do të ketë qasje në shërbime të reja, që aktualisht nuk janë të disponueshme në vendin tonë”, tha Kurti sot para mediave

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit