3.1 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me fotot e grave që thyen barrierat dhe ndërtuan historinë e vendit

- Advertisement -

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Agjencia për Barazi Gjinore ka ndriçuar Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës me fotografitë e disa nga gratë e shquara të Kosovës, të cilat vdiqën këto vjetët e fundit.

Ky dedikim bëhet “në kujtim të grave krijuese, artiste, profesoresha universitare dhe gazetare që thyen barrierat në fushat ku vepruan dhe ndërtuan historinë e vendit tonë me fytyrë gruaje, dhe të cilat nuk jetojnë më”, thuhet në postimin e ABGJ-së në Facebook.

Në ndërtesën e Qeverisë u vendosen fotografitë e Nexhmije Pagarushës, Leze Qenës, Sazana Çapriqit, Burbuqe Rushitit, Violeta Rexhepagiqit, Burbuqe Berishës, Vjosa Berishës, Arzana Krajës, Alije Vokshit, Edi Shukriut, Esma Mulla, Teuta Tmava, Ardita Sylejmanit, Seniha Spahiut dhe Shahindere Bërlajollit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit