-4.8 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Vuçiq: Mund të diskutojmë gjithçka, përveç njohjes dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB

- Advertisement -

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se është i hapur për të diskutuar gjithçka tjetër përpos njohjes së Republikës së Kosovës dhe antarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare.

“Serbia është e gatshme të punojë në zbatimin e shumë gjërave nga plani evropian për Kosovën, por ne kemi shprehur një kundërshtim të qartë dhe të madh – se nuk ka bisedime për njohje reciproke, njohje, apo anëtarësim të Kosovës në OKB”.

Kështu ka deklaruar Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

I njëjti ka bërë të ditur se të njëjtën ia kishte bërë të qartë presidentit francez, Emmanuel Macron, kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Mynih, të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak dhe përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell.

Vuçiq tha gjithashtu se është i hapur për të diskutuar gjithçka tjetër, transmeton N1.

Krahas kësaj, Vuçiq tha se në takimin e djeshëm në Bruksel nuk është rënë dakord por se qëndrimi i Serbisë është që njohja dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk mund të përfshihet në planin e zbatimit dhe se bisedimet për këtë çështje janë në vijim.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit