-2.6 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Sabri Popaj

- Advertisement -

Veterani i UÇK-së, Sabri Popaj nga Fortesa e Rahovecit ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurt. Lajmin e ka bërë të ditur Dega e OVL të UÇK-së në Rahovec.

“Me hidhërim të madh morëm lajmin për vdekjen e luftëtarit të lirisë, veteranit të UÇK-së, Sabri Popaj nga Fortesa”, thuhet në njoftim.

Sabri Popaj ka qenë nga fillimi i radhitur në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në rrugën drejtë çlirimit të vendit. Ai po ashtu me argumente bindëse dëshmoi në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë, përballë kriminelëve që ideuan dhe ekzekutuan masakrat serbe në rajonin e Anadrinisë, duke shpalosur të vërtetën tragjike të shqiptarëve të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Me hidhërim të madh morëm lajmin për vdekjen e luftëtarit të lirisë, veteranit të UÇK-së, Sabri Popaj nga Fortesa.

Sabriu ka qenë i angazhuar në fillimet e luftës së armatosur në rajonin e Anadrinisë dhe ka dhënë kontribut të çmuar për organizimin, strukturimin dhe pajisjen me armatime të njësitit të UÇK-së në fshatin Fortesë dhe jo vetëm të këtij njësiti. Përkushtimi i tij për mbarëvajtjen e luftës së armatosur ka qenë për çdo lëvdatë. Përkundër faktit se armiku ia vrau të dy djemtë, Shëndetin dhe Agonin, ai nuk e ndaloi aktivitetin e tij në funksion të luftës çlirimtare.

Me argumente bindëse dëshmoi në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë, përballë kriminelëve që ideuan dhe ekzekutuan masakrat serbe në rajonin e Anadrinisë, duke shpalosur të vërtetën tragjike të shqiptarëve të Kosovës.

Dega e OVL të UÇK-së në Rahovec u shpreh ngushëllime familjes dhe farefisit dhe të gjithë atyre që ndjejnë keqardhje e dhimbje për vdekjen e luftëtarit Sabri Popaj!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit