Ka ndërruar jetë rapsodi dhe artisti i njohur, Zekë Lushaj.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët.
Ndërsa kandidati për deputet nga koalicioni për Kosovën Fituese me numrin 25, Artan Nimani, ka ngushëlluar familjen Lushaj.
“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të rapsodit Zekë Lushaj, një njeri i veçantë dhe mik i ngushtë i babait tim. Vepra dhe fjala e tij do të jetojnë përjetë, duke lënë pas një trashëgimi të vyer për kulturën tonë. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Nimani në Facebook.
Lushaj ishte një figurë e ndritur e arsimit, letërsisë, folklorit dhe kulturës shqiptare, u nda nga jeta në moshën 85 vjeçare.
Ndryshe, ai ishte edhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Funerali i të ndjerit do të niset në ora 15:00 nga shtëpia e familjes Lushaj për në varrezat e fshatit Shaptej me datën 1 shkurt 2025.