Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit për Kosovën Fituese me numrin 25, Artan Nimani, ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë profesor Fadil Kelmendi.
Me këtë rast, ai ka ngushëlluar familjen dhe kolegët e profesor Kelmendit.
“I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të Profesor Fadil Kelmendit, një burrë i vërtetë dhe një intelektual i rrallë. Kontributi i tij do të mbetet i paharruar. Ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe gjithë atyre që e njohën. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Nimani në Facebook.