Ka ndërruar jetë, Aver Bajrami, ish-kryetar i Pejës në vitet e 90-ta.
Lajmin për vdekjen e tij e ka njoftuar, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Positmi i plotë:
Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit, Aver Bajram Husaj.
Averi ishte Shef i Sektorit të Kulturës pranë Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, dhe Komuna e Pejës sot ka humbur një zyrtar dhe një koleg të vyer.
Ngushëllime të sinqerta familjes Husaj, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën.
Pusho në paqe, Aver.