Mediat e huaja shkruajnë se Nelson vdiq më 2 dhjetor, pasi ishte duke luftuar me kancerin e mushkërive. Lajmi për sëmundjen e saj u raportua për herë të parë nga mediat në muajin shtator.
Eminem, i cili tani është 52 vjeç, dhe Nelson kishin një marrëdhënie të vështirë gjatë gjithë jetës së saj. Kur ai mori yllin në Hall of Fame, ajo e uroi publikisht.
“Marshall, nuk mund ta lija këtë ditë të kalonte pa të uruar për marrjen e yllit në Hall of Fame”, tha ajo.
“Të dua shumë. E dija se do të arrije atje. Ka qenë një udhëtim i gjatë”, vijoi Nelson në atë kohë duke shtuar: “Jam shumë, shumë krenare për ty”.
Kujtojmë se babai i Eminem, Marshall Bruce Mathers Jr, vdiq në vitin 2019 në moshën 67-vjeçare