Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ditësh në Podujevë

- Advertisement -

Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur më 5 prill në Podujevë ka përfunduar tragjikisht, pasi një 22-vjeçar nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Viktima është Meriton Koprani nga Prishtina, i cili ka ndërruar jetë sonte rreth orës 20:00, pas disa ditësh trajtimi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 17:45 në fshatin Llugë, te varrezat e Bulliqëve, ku ishin përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, transmeton IndeksOnline.

22-vjeçari ishte hospitalizuar në Klinikën e Mjekimit Intensiv, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti vazhdon të jetë nën hetim.

Të ngjashme

Të fundit