-9.9 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Ndërron jetë në moshën 80-vjeçare mjeku personal i Enver Hoxhës

- Advertisement -

Mjeku i njohur shqiptar, Isuf Kalo ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, njofton ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në rrjete sociale.

Ajo ka shprehur ngushëllime, ndërsa thekon se kontributi i Kalos është i paçmuar për mjekësinë shqiptare, në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT për disa dekada, shkruan Top-Channel.

Kalo vuante nga një sëmundje e rëndë dhe gjatë komunizmit ishte mjeku personal i kryetarit famëkeq, Enver Hoxha.

“Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të prof. Isuf Kalos. Bisedën e fundit me prof. Kalon e pata në mesin e dhjetorit, kur e ftova për të marrë pjesë në një prej atyre ngjarjeve që për profesorin ishin ”pikë e dobët”, akreditimi i institucioneve shëndetësore. Një proces që kishte pionier prof. Kalon dhe vizionin e tij. Por kontributi i profesor Isul Kalos është i paçmuar për mjekësinë shqiptare, në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT për disa dekada.U prehsh në paqe prof. Kalo”, shkruan ministrja.

 

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit