13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Ndërron jetë në moshën 76-vjeçare poeti i njohur shqiptar Agim Doçi

- Advertisement -

Poeti i njohur shqiptar, Agim Doçi ndërroi jetë pas disa ditëve në luftë për jetën.

Doçi u paraqit mëngjesin e 22 qershorit në Shërbimin e Neurologjisë në QSUT dhe u shtrua menjëherë në reanimacionin e këtij shërbimi, pasi pësoi hemorragji cerebrale.

Sipas mjekëve të kontaktuar nga Top Channel, kompozitori ishte gjendje të rëndë shëndetësore.

Lamtumir. Lamtumir , Agim Doçi.O pendë artë i vargut poetik e të kënduar në breza.
Te kjoftë dheu i lehtë ashtu si të lehtë , të bukur,e bëre jetën tonë , plot shpres, mençuri , dashuri, patriotizëm , vlera , duke skalite në mos harresë emrin Agim Doçi.
Ashtu si trokite në çdo zemër me vargun tënd të kënduar .
Lamtumir Agim Doçi.
Ngushëllime, Ngushëllime , se sot të gjithë me dashuri . Respekt, , të thonë:
‘’ Pushofsh në paqe me Zotin tënd’’”, ka shkruar Myfarete Laze në Facebook.

“Lamtumirë Agim Doçi! Ike mik, shpirti yt i lir nuk pranonte kompromise, ndaj i the vdekjes eja s’ta kam frikën! Vargut yt i mençur do të na shoqëroj në jetë si një balsam që shëron plagët. Le kaq shumë gjëra nga pas sa s’mund të harrohen lehtë. Të qoftë dheu i lehtë mik i mirë Agim!”, ka shkruar kino-operatori Skënder Jaçe.

Agim Doçi lindi më 9 maj të vitit 1948

Artistë të njohur shqiptarë si dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën autorit të mijëra teksteve dhe këngëve shqiptare dhe i kanë shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, përmes postimeve në rrjete sociale.

Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës. Mund të përmenden këngë shumë të njohura si “Marrshi i UÇK-së”, “A vritet pafajësia”.

Ka botuar disa libra me poezi si ‘Hajde dru me pre’, ‘Rrëzuar mbi vetminë’, ‘Rituali i kryqëzimit’. Top Channel

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit