Ndërron jetë Muharrem Vata, ishte plagosur rëndë nga ushtria serbe në vitin 1989

- Advertisement -

Ka ndërruar jetë Muharrem Vata nga fshati Sallagrazhë i Suharekës.

Lajmin për vdekjen e bacës Muharrem e ka bërë me dije familjari i tij, Labinot Vata.

Vata ka treguar se si baca Muharrem ka qenë i plagosur rëndë nga ushtria serbe qysh në vitin 1989.

“Sot mora një lajm që më rëndoi shumë. U nda nga jeta Baci Muharrem. I plagosur rëndë nga ushtria serbe në vitin 1989, ai e mbajti në trup plagën e luftës për dekada të tëra. Mbi 30 operacione i përballoi me durim e burrëri, duke jetuar çdo ditë me dhimbje, por kurrë pa e humbur dashurinë për jetën dhe për Kosovën. Baci Muharrem jetoi me plagë, por jetoi në liri. Pikërisht kjo liri që ai e deshi aq shumë duket se e mbajti gjallë deri sot. Ai ishte një dëshmi e gjallë e sakrificës, qëndresës dhe krenarisë së familjes tonë. Sot nuk po ndahemi vetëm nga një njeri, por nga një copë historie, nga një burrë që mbajti mbi supe plagët e sakrificës për të na kujtuar çdo ditë çmimin e lirisë. Pushofsh në paqe baci Muharrem. Plagët e tua janë nderi ynë, ndërsa kujtimi yt do të jetojë gjithmonë me ne. Lavdi jetës dhe qëndresës Muharrem Vata”, ka shkruar Vata në “Facebook”.

Të ngjashme

Të fundit