Ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Halil Kolshi- Koburja nga fshati Baicë, të komunës të Lipjanit.
Lajmin e ka bêrë të ditur bashkëluftëtari i tij, Xhevdet Qeriqi.
Njoftimi i plotë:
I mërzitur me lajmin për ndarjen nga jeta të Luftëtarit të UÇK-së, Halil Kolshi- Koburja, nga fshati Baicë, të komunës të Lipjanit.
Halili u takonte njësiteve të para “Çeliku”, dhe ishte njëri prej luftarëve të parë në Grykën e Llapushnikut. Gjatë periudhës të luftës kam pasur rastin ta takoja disa herë.
Në emër të SH.I.L të UÇK-së, dhe në emrin tim, ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta, familjes Kolshi, farefisit, miqëve dhe të gjithë bashkëluftarëve.
I lehtë i çoftë dheu i Kosovës!