2.4 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Ndërron jetë ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter

- Advertisement -

Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, i cili shërbeu gjatë administratës së presidentit amerikan Barack Obama, ka vdekur në moshën 68-vjeçare.

Carter, i cili ishte në atë pozicion për dy vjetët e fundit të mandatit të Obamës, ishte, ndër të tjera, përgjegjës për organizimin dhe mbikëqyrjen e veprimeve ushtarake kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Që nga largimi nga shërbimi publik, Carter ka drejtuar Qendrën Belfer për Shkencën dhe Çështjet Ndërkombëtare në Harvard.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit