Ditën e sotme ka ndërruar jetë diplomati Ilir Shqina.
Shqina ka qenë ish-bashkëshorti i Grida Dumës, me të cilën ka edhe një djalë. Lidhur me vdekjen e parakohshme të Shqinës ka reaguar edhe politikania Majlinda Bregu, e cila shpreh ngushëllimet.
Nuk kishim të njëjtat bindje politike, por Ilir solli në Ministrinë e Integrimit Evropian, atë që mungon shpesh në administratë: korrektësinë, dinjitetin dhe maturinë si akt shërbimi publik.
Ngushëllimet më të sinqerta për këtë dhimbje të parakohshme, familjes dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan.
U prehsh në paqe, Ilir.