Një fëmijë 3 vjeç ka ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit. Mësohet se ai ka shkuar me urgjencë në spital me temperaturë të lartë.
Policia informon se në orët e para të mëngjesit fëmija është dërguar në spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë për jetën dhe ka humbur jetën pas disa orësh.
Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
Mjekët e kanë mbajtur nën vëzhgim dhe për shkak të komplikacioneve ka ndërruar jetë në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm.