Oda e Avokatëve të Kosovës ka njoftuar për vdekjen e avokatit nga Prizreni, Orhan Rekathati, i cili u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare.
Orhan Rekathati ishte palë mbrojtëse e Bajram Veliajt, burri që kishte vrarë gruan e tij, Armenda Aliu-Veliaj, në Prizren disa vite më parë.
“Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Orhan Rekathati.
Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.
Varrimi i të ndjerit, do të bëhet sot me datë 20.03.2023 në ora 12:00 (me drekë), në varrezat e qytetit në Prizren.
Avokati Orhan, u lind me 05.10.1943, në Prizren. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1971, ndërsa Provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë në Prishtinë në vitin 1973.
Avokati Orhan, ushtroi profesionin e avokatit që nga data 15.11.1993, me seli të zyrës në Prizren” thuhet në njoftimin e OAK.