0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Ndërron jetë aktorja dhe regjisorja e njohur

- Advertisement -

Aktorja, skenaristja dhe regjisorja e njohur, Kay Mellor ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri me dije një zëdhënës i kompanisë së saj të prodhimit, Rollem Productions. Mellor vdiq të dielën, raportojnë mediat e huaja.

“Ne kemi humbur një talent fenomenal. Ne kërkojmë që të respektoni privatësinë e familjes dhe miqve në këtë kohë.”, tha zëdhënësi. Mellor ishte e njohur për krijimin dhe shkrimin e serialit të njohur “Fat Friends” , nga ku spikati dhe James Corden.

Kay Mellor

Mellor gjithashtu shkroi seri komedi dhe dramatike si The Syndicate, Girlfriends dhe Band of Gold. Ajo shkroi gjithashtu serinë e futbollit për femra të BBC One, Playing The Field dhe në vitin 2010 mori një OBE.

Skenaristi dhe aktori Kay Mellor.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit