22.9 C
New York
Thursday, July 3, 2025

Buy now

“Ndërroje kandidatin, o vëlla”, Hoxha: Kurti dhe Vetëvendosja e kanë shkelur Kushtetutën, jo Avni Dehari

- Advertisement -

Analisti Ylli Hoxha gjatë debatit në Debat Plus në RTV Dukagjini, pas deklaratës së Kurtit se Avni Dehari nuk e ka shkelur Kushtetutën, ka thënë se është e vërtetë që ai nuk e ka shkelur Kushtetutën, por atë e ka shkelur Albin Kurti.

“Ky [Kurti] tingëllon bindshëm dhe unë për momentin mendoj se Avni Dehari nuk e ka shkelur Kushtetutën. E ka shkelur Albin Kurti dhe krejt Vetëvendosja, që e detyruan Avni Deharin me bërë lakërdi prej Kuvendit. Votimi i fshehtë nuk është i ndaluar në Kuvend, votimi i fshehtë lejohet, por duhet të ketë shumicë në Kuvend që dëshiron votimin e fshehtë, së paku mirëpo mirë do të ishte me pas konsensus në raste të tilla, së paku 61 vetë”.

“Nëse nuk i ke, nuk mundesh me insistu në të. Herën e parë ke provu, në rregull, o largohu, nuk u bë ndonjë shkelje e madhe, nuk është ndonjë çështje e madhe. Çështja është e madhe se 30 e sa herë është duke u insistu në votim të fshehtë dhe asnjëherë nuk pyetet ky kandidat që e kemi futur a bon me u ndryshuar”, ka thënë ai.

Sipas Hoxhës, edhe AAK edhe PDK kanë thënë se Glauk Konjufca si kandidat për kryetar të Kuvendit kalon.

“Imarin votat e tyre [AAK-së dhe PDK-së]. Do të thotë, nëse bash është insistimi me zgjedh kryetarin, ndërroje kandidatin, o vëlla. Vota e fshehtë është formë e manipulimit demokratik në këtë rast”, ka thënë ndër të tjera Hoxha.

Kurse gazetari Viktor Buzhala është shprehur se i tërë procesi i konstituimit të Kuvendit është i komprometuar.

Ai është shprehur se ky komprometim ka ndodhur që nga fillimi i procesit.

Të ngjashme

Të fundit